Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të luftës se operacioni i Forcave izraelite të Mbrojtjes në Rafah duhet të përfundojë deri në fillim të Ramazanit më 10 mars, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN.
Zyra e Netanyahut ka thënë në një deklaratë se kryeministri ka udhëzuar ushtrinë që të planifikojë “evakuimin e popullsisë” nga Rafah.
Netanyahu ka deklaruar të enjten se IDF-ja “së shpejti do të hyjë në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit”.
Mbi 1.3 milionë njerëz besohet se janë në Rafah, shumica e zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.
Banorët në Rafah dhe të zhvendosurit aty kanë thënë se frikësohen se nuk kanë ku të shkojnë nëse Izraeli futet në qytet.
-
Netanyahu thotë se e ka caktuar datën për ofensivë në Rafah
-
Netanyahu kërkon evakuimin e popullsisë nga Rafah
-
Netanyahu thotë se popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re
-
Netanyahu: Izraeli po krijon një korridor të ri të sigurisë në Gaza
-
Izraeli është gati ta eliminojë Hamasin, thotë Netanyahu