Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu për sulmin në Rafah: Jemi të gatshëm ta bëjmë pa mbështetjen e SHBA-së

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të premten pas një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, se ai shpreson për mbështetjen amerikane për operacionin në Rafah, por se Izraeli është gjithashtu i përgatitur ta "bëjë i vetëm".

Në një deklaratë, Netanyahu ka thënë se i tha Blinkenit se ai vlerësonte që Izraeli dhe SHBA kishin "qëndruar së bashku në luftën kundër Hamasit" për më shumë se pesë muaj.

"Por unë thashë gjithashtu se ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eliminuar pjesën tjetër të batalioneve atje," vazhdoi ai.

Blinken u takua me udhëheqësit izraelitë në Tel Aviv të premten në ndalesën e fundit në udhëtimin e tij të gjashtë urgjent në rajon që nga fillimi i luftës.

Rusia dhe Kina i vunë veton të premten një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara që bënte thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm" në luftën Izrael-Hamas në Gaza për të mbrojtur civilët dhe për të mundësuar dërgimin e ndihmës humanitare për më shumë se 2. miliona palestinezë të uritur.