Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme shteti i tij do të intensifikojë luftën kundër Hamasit.
Ai i ka njoftuar anëtarët e partisë së tij se të hënën në mëngjes e ka vizituar Gazën, duke u thënë se “fushata ushtarake e Izraelit atje nuk është afër përfundimit", shkruan BBC.
Deklaratat e tij vinë disa ditë pasi sekretari i shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Izraeli duhet të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza.
Të hënën Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka njoftuar se një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 70 njerëz në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në qendër të rripit.
Një zëdhënës tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh numrin e madh të familjeve që jetojnë në zonë.
-
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës
-
Netanyahu urdhëron sulme mbi Gazë
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Izraeli bombardon Gazën, mbi 120 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit
-
Netanyahu thotë se popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re