Botë

Izraeli bombardon Gazën, mbi 120 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit

Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 123 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve të fundit izraelite në Rripin e Gazës, të cilat janë intensifikuar teksa grupi militant Hamas po zhvillon bisedime të mëtejshme me ndërmjetësuesit egjiptianë për një armëpushim.

Numri i të vdekurve brenda 24 orëve është më i larti brenda javës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përsëritur një ide të propozuar me entuziazëm edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që palestinezët të largohen nga enklava.

"Ata nuk po shtyhen të largohen, do të lejohen të largohen”, i ka thënë ai kanalit televiziv izraelit i24NEËS. 

"Të gjithë ata që janë të shqetësuar për palestinezët dhe thonë se duan të ndihmojnë palestinezët duhet të hapin portat e tyre dhe të ndalojnë së na dhënë leksione”, ka shtuar Netanyahu.

Arabët dhe shumë udhëheqës botërorë janë të tmerruar nga ideja e zhvendosjes së popullsisë së Gazës, për të cilën palestinezët thonë se do të ishte si një tjetër "Nakba" (katastrofë) kur qindra mijëra ikën ose u detyruan të largoheshin gjatë një lufte të vitit 1948.