Policia izraelite i ka rekomanduar gjykatës për të fajësuar për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me detyrën kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili kërkoi sërish pafajësinë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes.
Vendimi për të hetuar zyrtarisht, Netanyahu, 68 vjeç varet tashmë nga prokurori i përgjithshëm Avishaï Mandelblit.
Në një deklaratë policia njoftoi se ekzistonin prova të mjaftueshme kundër kryeministrit me akuzën për pranim të ryshfeteve, për mashtrim dhe abuzim me detyrën në dy çështje që kanë kërkuar dy vite hetim.
Gjatë një interviste televizive dhënë mbrëmë, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë akuzat e policisë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën
-
Netanyahu kërkon që të falet në gjyqin për korrupsion
-
Refuzohet kërkesa e Netanyahut për të shtyrë seancën gjyqësore ndaj tij
-
Netanyahu zotohet t’i rrëzojë akuzat për korrupsion ndaj tij
-
Parlamenti izraelit pritet t’i japë fund sot pushtetit 12-vjeçar të Netanyahut