Në shënimin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur Holokaustin si “të pakuptimtë”, raporton “Associated Press”.
Ai e ka krahasuar Holokaustin me sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar në Izraelin Jugor.
“7 tetori nuk ishte një Holokaust sepse ne kemi aftësinë për t’u mbrojtur. Shtrirja e masakrës në Holokaust është e pakuptimtë, ajo është e barabartë me 5 mijë të 7 tetorit”, ka thënë ai.
Yom Hashoah është dita kur Izraeli kujton 6 milionë hebrenjtë e vrarë nga Gjermania naziste dhe aleatët e saj në Holokaust, dhe është një nga datat më solemne në kalendarin e vendit.
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
-
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem
-
Netanyahu: Plani i Izraelit është ta çlirojë Gazën, jo ta pushtojë atë
-
Bota përkujton Holokaustin