Një djalë 8-vjeçar ka vdekur, bashkë me nënën e tij, nga bombardimet ruse në qytetin e Khersonit të mërkurën, sipas zyrtarëve ukrainas.
Yaroslav Yanushevych, kryetar i administratës rajonale ushtarake të Khersonit, ka thënë se bombardimet ruse kanë goditur një ndërtesë të banuar me civilë në pjesën e Dniprovskyit, e cila ishte çliruar nga forcat ukrainase muajin e kaluar, shkruan CNN-i të enjten.
“Një fëmijë ka vdekur si rezultat i bombardimeve ruse. Doktorët kanë provuar ta shpëtojnë djaloshin. Ai ishte kapur nga bombardimet ruse në shtëpinë e tij bashkë me nënën e tij ku kanë mbetur të vdekur”, ka thënë ai.
Dy të tjerë janë lënduar.