Shtatë persona u vranë në Kherson të Ukrainës si rezultat i sulmeve ruse të dielën, sipas zyrtarëve ukrainas.
Katër persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë nën moshën dy vjeç, në fshatin Shyroka Balka, sipas Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Një fëmijë 12-vjeçar me lëndime të rënda vdiq në spital, sipas ministrit të Brendshëm Ihor Klymenko. “Vdiq e gjithë familja nga Shyroka Balka”, tha ai.
Dy persona u vranë dhe një person u plagos në fshatin Stanislav, i cili u godit 12 herë, sipas Klymenko.
Të dy fshatrat ishin të pushtuar më parë nga Rusia, por kanë qenë nën kontrollin e Ukrainës që nga nëntori 2022.