Nënat e ushtarëve izraelitë janë mbledhur para ambasadës amerikane në Jerusalem për t’i kërkuar presidentit Joe Biden që të përkrahë Izraelin kundër Hamasit dhe që të ndalë ndihmat humanitare në Rripin e Gazës.
Nënat kanë bërë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe sipas tyre fitorja e Izraelit mund të arrihet vetëm duke ndalur ndihmat për civilët palestinezë.
Nën presionin e madh amerikan, Izraeli ka lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës.
Shkaku i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, qyteti palestinez është në krizë të thellë humanitare.
Një në katër palestinezë vuan nga uria, ka njoftuar agjencia e OKB-së.
Në luftën e Izraelit kundër Hamasit janë vrarë më shumë se 26 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
-
Familjarët e pengjeve protestojnë në Tel Aviv, kërkojnë ndihmën e Bidenit
-
Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, pikë kthese
-
Bideni kritikon Izraelin për luftën në Gazë
-
Mbi 500 zyrtarë amerikanë i dërgojnë letër Bidenit, e kundërshtojnë mbështetjen për Izraelin
-
Për herë të parë, Bideni bën thirrje për “pauzë” humanitare në Gaza