Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se Izraeli ka nisur ta humbë përkrahjen globale për bombardimin e Gazës.
Komentet e presidentit amerikan janë cilësuar si kritikat më të ashpra ndaj liderëve të Izraelit.
Bideni ka ofruar përkrahje të palëkundur publike qëkur Izraeli u përball me sulmin e Hamasit më 7 tetor.
Presidenti amerikan ka thënë, se Izraeli ka nisur të humbë përkrahjen për shkak të bombardimit pa dallim të Gazës.
Udhëheqësi amerikan është përballur me presion, duke përfshirë atë nga demokratët, për të frenuar fushatën ushtarake të Izraelit.
Vërejtjet e tij përputhen me qasjen e fundit të administratës së tij ndaj luftës, me zyrtarët, që i kërkuan Izraelit që të ketë kujdes të veçantë për civilët dhe të ofrojë udhëzime më të qarta për t'i lejuar njerëzit të shmangin konfliktin.
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë shfaqur gjithashtu pakënaqësi ndaj reagimit ushtarak të Izraelit.
Deri të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se 18 mijë e 400 palestinezë janë vrarë, shumica e tyre gra dhe fëmijë.
Ndërkohë, presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu pas qëndrimeve të Bidenit, ka deklaruar se ka përkrahjen e plotë të SHBA-së, për luftën tokësore në Gazë dhe për shkatërrimin e plotë të Hamasit.