Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëna bashkë me dy fëmijët gjenden të vdekur në shtigjet e një mali në Zvicër

Tre shtetas holandezë janë gjetur të vdekur në një mal në Zvicër pas një aksidenti që besohet që kishin gjatë ecjes.

Policia zvicerane tha të shtunën se nëna dhe dy fëmijët e saj të rritur u raportuan të zhdukur të enjten teksa u gjetën pran malit Rochers-de-Naye në kantonin Vaud, shkrua AP.

Gruaja 57-vjeçare, vajza 25-vjeçare dhe djali 22-vjeç ishin nisur për një shëtitje të mërkurën në mëngjes dhe që nga ajo kohë nuk ishin lajmëruar më.

Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë filloi të enjten teksa trupat e pajetë u gjetën të premten rreth 300 metra nën një shteg të pjerrët.

Nëna dhe vajza ishin me pushime në Zvicër, ndërsa djali jetonte në rajon, tha policia. Tre viktimat nuk u identifikuan me emra, në përputhje me rregullat zvicerane të privatësisë.