Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, ka thënë policia.
Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk afër malit 3.706 metra të lartë, të quajtur Tete Blanche, raporton BBC.
Ata ishin nisur nga Zermatt, në një turne skish drejt Arollas përgjatë kufirit zvicerano-italian.
“Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale, pa shenja jete”, tha një deklaratë nga policia zvicerane e kantonit Valais.
Autoritetet i kishin thënë më parë BBC-së se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç.
Edhe
Zhduken gjashtë skiatorë në Alpet zvicerane
Policia lokale tha se ekipet në të dy anët e rrugës ishin alarmuar dhe ishin në gatishmëri për të vepruar, por moti i keq po pengonte operacionin.
Prej disa ditësh në Alpe fryn erëra të forta dhe gjatë 24 orëve të fundit reshje të dendura bore.