Një avion me tre persona në bord është rrëzuar mëngjesin e së shtunës në një terren të pjerrët në malet e kantonit Neuchatel. Piloti dhe dy pasagjerë kanë vdekur në vendngjarje, raporton transmetuesi lokal RTN.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:20 të mëngjesit të së shtunës në një pyll të quajtur La Combe Dernier në Ponts-de-Martel. Piloti dhe dy pasagjerët e vetëm vdiqën në vendin e përplasjes, ka thënë policia kantonale.
Avioni, i regjistruar në Zvicër, u ngrit në mëngjes nga aeroporti La Chaux-de-Fonds dhe ishte në një fluturim turistik.
Zona është e mbyllur përkohësisht për publikun. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Alpet zvicerane
-
New York, dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së aeroplanit me automjetin e zjarrfikësve në pistë
-
Vdesin tre danezë nga përplasja e një aeroplani në Zvicër
-
Nëna bashkë me dy fëmijët gjenden të vdekur në shtigjet e një mali në Zvicër
-
Gjashtë të vdekur në aksidentin e avionit privat pranë Los Angelesit