Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Ukrainë vritet shtetasi britanik që luftonte kundër Rusisë

Në Ukrainë vritet shtetasi britanik që luftonte kundër Rusisë

Një britanik është vrarë në Ukrainë, derisa një tjetër është zhdukur, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Jashtme britanike.

Mendohet se dyshja ka luftuar kundër forcave ruse si vullnetarë, në mbështetje të ushtrisë së Ukrainës, megjithëse kjo nuk është konfirmuar, raportoi Sky News.

"Ne mund të konfirmojmë se një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë.

Për britanikun e dytë, zëdhënësi tha se ministria është në dijeni se është zhdukur në Ukrainë dhe se po kërkon informacione lidhur me të.

Ministria e Jashtme nuk ka dhënë detaje se kur u vra shtetasi britanik dhe kur u zhduk tjetri.

Artikuj të ngjashëm