Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA mbi 5 milionë të infektuar me COVID-19

SHBA-ja në total janë regjistruar mbi 5 milionë të infektuar me COVID-19, që është dukshëm lidere në botë sa i përket numrit të infektuarve me virusin.

Po ashtu, ShBA-ja mban numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë. 162,441 të vdekur janë shënuar deri më tash, me 5,000,603 raste pozitive.

Nuk ka shenjë se pandemia po ndalon, teksa zyrtarët shëndetësor po bëjnë thirrje për mbajtje të maskës në vende publike dhe ndalimin e personave në grupe të mëdha, deri sa virusi të jetë nën kontroll, raporton CNN.

Këtë javë, pesë shtete kanë shënuar më shumë se 40% të infeksioneve në tërë ShBA-në. California prinë me numrin më të lartë të rasteve, pasuar nga Florida, Texas, Neë York dhe Georgia.