Derisa ka lëkundje të ekonomisë globale, probleme në Lindje të Mesme e vazhdon djegia e pyjeve të Amazonës, liderët botërorë po mblidhen në brigjet e Francës për një fundjavë bisedimesh që pak besojnë se mund të zgjidhin ndonjë prej tyre.
Presidenti Donald Trump mbërriti në Francë të shtunën në mëngjes, pas një fluturimi brenda natës nga Uashingtonim, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbërritjes së tij i parapriu vendimi për taksa të reja për Kinën dhe shumica e grupit të G7-s beson se po kontribuon në një rënie globale ekonomike.
Ai do të marrë pjesë në një darkë për udhëheqësit shtetërorë mbrëmjen e së shtunës në Biarritz. Bisedimet zyrtare fillojnë të dielën në mëngjes.
Gjatë samitit pritet të diskutohen shumë çështje, duke filluar nga çështja e Iranit por edhe tensionet e reja midis Indisë dhe Pakistanit.
Presidenti francez Emmanuel Macron, po ashtu ka paralajmëruar se do të kërkojë të diskutohet edhe rreth zjarreve në Amazonë, për çka tha se duhet të shpallet krizë ndërkombëtare.