Kaosi është i përhapur gjithkund në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, thonë banorët vendës.
Ata tregojnë se si të afërmit dhe fqinjët e vdekur po i varrosin në varre të improvizuara.
Trupa e pajetë po mbesin në rrugë për ditë të tëra.
"Askush nuk ndihmoi, banesat po digjeshin, ne kërkuam ndihmë që të shuanin zjarrin, askush nuk e bëri këtë. Vendësit po vdesin dhe po mbesin rrugëve. Nuk ka ujë, nuk ka ushqim, nuk ka asgjë", ka thënë Oleksandr, banor i Mariupolit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, Rusia vazhdon të rrethojë një numër qytetesh të mëdha të Ukrainës, përfshirë Mariupolin.
Edhe
Rusia fshin identitetin ukrainas në Mariupol
Sipas të dhënave të përditësuara, forcat ruse nuk po tregojnë gatishmëri për t'u përfshirë në operacione të këmbësorisë urbane në shkallë të gjerë, por në vend të kësaj po preferojnë të mbështeten në përdorimin pa dallim të bombardimeve ajrore dhe artilerisë në përpjekje për të demoralizuar forcat mbrojtëse.
Sipas vlerësimit, ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë të përdorë fuqinë e saj të madhe të zjarrit në zonat urbane, pasi synon të kufizojë humbjet e saj tashmë të konsiderueshme, me koston e viktimave të mëtejshme civile.
Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë kontrolluar një pjesë të rajonit Donbasit në Ukrainën lindore që nga viti 2014 dhe forcat ruse janë duke luftuar për të kapur më shumë kontroll territori, duke përfshirë qytetin e rrethuar të Mariupol.
Ndërkaq në Mikolaiv, trupat ukrainase janë në gatishmëri të lartë, ndërsa forcat ruse po vazhdojnë rrethimin e qytetit jugor.
Është parë si vend kritik në konflikt, pasi shtrihet ndërmjet Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe portit të Odesës.
Unka, ushtar ukrainas, u zotua se do ta mbrojë Mikolaivin "deri në vdekje", por synonte të ketë jetë të re për "demokracinë" dhe për Ukrainën.
“Ne sillemi si qenie njerëzore me rusët, por ata e bëjnë krejt të kundërtën dhe po bombardojnë qytetet tona. Shikoni se në çfarë gjendje është tani Mariupoli, çfarë i kanë bërë qytetit. Në Mikolaiv, gjithnjë ka sulme e bombardime, bomba kasetore, shumë raketa që nganjëherë nuk shpërthejnë”, ka thënë Unka, ushtar 39 vjeç.
Në Mikolaiv, trupat po vëzhgojnë për ndonjë shenjë avancimi rus nga llogoret e tyre, ndërsa të tjerët ruajnë pikat e kontrollit brenda dhe jashtë qytetit.
Edhe
Varreza masive në Mariupol, dyshohet se janë varrosur 9 mijë civilë
Jehona e shpërthimeve u dëgjua në qytet të shtunën, si sinjale të dëgjueshme se trupat armike ishin ende në afërsi.
Ndërsa patrullimet vazhdojnë, ushtria ukrainase e ka rrëmbyer këtë tank rus.