Mungesa e oksigjenit, jetik për pacientët me Covid, ka detyruar familjarët të bëjnë vetë zgjidhje për të dashurit e tyre të prekur nga koronavirusi në kohën kur India nuk po ia del ta menaxhojë situatën e përkeqësuar.
Familjet po i bartin pacientët nga njëri spital në tjetrin në kërkim të oksigjenit derisa vendi po përballet me atë që po quhet cunami i koronavirusit.
Gjendja është aq e rëndë saqë Qeveria po iu bën thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik. Megjithatë, familjarët që po i bartin qytetarët me makina private, po presin në radhë para një tempulli fetar në kryeqytetin Delhi, ku po ofrohet oksigjen falas.
Por shpesh ndodh që familjarët t’i kthejnë të dashurit e tyre në shtëpi ose spitale për shkak të mungesës së oksigjenit. Një familjar është parë duke u kthyer me të dashurin e vdekur të shtrirë në makinë.
Familja e Abu Sadatit, një i ri në gjendje të rëndë shëndetësore është shkrehur në vaj, në rrugë, derisa po i jepnin oksigjen në makinë. Familja është munduar ta shtrinte në spital qe tetë ditë me radhë, por nuk ka pasur shtretër të lirë.
India është futur në listën e zezë të disa shteteve që kanë ndalur aterrimet e fluturimeve nga aeroportet indiane.
-
Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë
-
45 të vdekur pas përplasjes së një autobusi që po udhëtonte nga Medina në Mekë
-
Jeta e punëtorëve emigrantë në Dubai nën hijen e luftës