Gjashtë spitale në kryeqytetin indian Delhi u ka mbaruar tërësisht oksigjeni dhe mjekët thonë se spitaleve të tjerë u ka mbetur furnizimi vetëm edhe për disa orë, mes një gjendje të rëndë pandemike në Indi, njofton BBC.
Një numër i njerëzve kanë vdekur duke pritur për oksigjen, dhe më shumë se 99% e të gjitha shtretërve të kujdesit intensiv janë të mbushura.
India është në valën e dytë të infeksioneve me COVID-19 dhe të enjten regjistroi numrin më të lartë një-ditor të rasteve të reja kudo në botë.
Ka pasur 314.835 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa vdekjet u rritën në 2.104. Vendi ka regjistruar afër 16 milionë infeksione në total.
Artikuj të ngjashëm
-
22 të vdekur nga mungesa e oksigjenit në Indinë e goditur nga “stuhia” e dytë
-
India regjistron 333.533 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India e kalon shifrën e 300 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19