Ishte një iniciativë inkurajuese për një vend të njohur që nuk u jep grave platformë në jetën publike.
Megjithatë, kur Arabia Saudite deshi të mburrej me inaugurimin e Këshillit të Gruas në provincën al-Qassim, ata injoruan një gjë: gratë.
Fotografitë e publikuara nga takimi i parë të Këshillit të Grave në Qassim tregojnë 13 burra dhe as edhe një femër të vetme, shkruan BBC, transmeton KP.
Gratë qëndronin në një dhomë tjetër ku kishin shfaqur prezencën e tyre përmes videolidhjes.
Inaugurimi u kryesua nga Princi Faisal bin Mishal bin Saud, i cili tha se është krenar me hapjen e saj dhe se ky këshill është i pari i këtij lloji në Mbretërinë e tyre.
Këshilli udhëhiqet nga Princesha Abir bint Salman, bashkëshortja e bin Saudit, e cila poashtu nuk u pa në fotografi.
-
Grave në Saudi u lejohet të hapin edhe biznese
-
Arabia Saudite u jep grave më shumë liri
-
“Burgjet” sekrete për rehabilitimin e grave që nuk u binden burrave
-
Arabia Saudite planifikon ta dërgojë një grua në hapësirë vitin e ardhshëm
-
Arabia Saudite për herë të parë publikon emrin e një burri të dënuar për ngacmim seksual