Arabia Saudite ka bërë një hap të vogël drejtë lirisë së grave, duke u dhënë më shumë kontroll për jetën e tyre.
Ky shtet është njëri prej më konservatorëve, në të cilin gratë kanë jetuar nën mbikëqyrjen e plotë të meshkujve, nuk janë lejuar të vozisin dhe është dashur të jenë të mbuluar nga koka deri te këmbët, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGratë në këtë shtet është dashur të marrin leje nga burri për udhëtim, studim dhe trajtime shëndetësore, por mediat lokale raportojnë se këtë javë Mbreti Salman ka aprovuar një ligj që ia mundëson grave të përfitojnë nga shërbimet qeveritare siç janë arsimimi dhe kujdesi mjekësor pa përkujdesjen e një mashkulli.
Kjo do të thotë se gratë, në disa rrethana, mund të studiojnë, të punojnë në sektorin privat dhe publik pa pasur miratimin e burrit. Maha Akeel, aktivist për të drejtat e grave në Arabinë Saudite ka thënë se gratë tani mund të përfaqësojnë veten në gjykatë pa pasur nevojë për prezencën e burrit.
“Tani më në fund janë hapur dyert për bisedime rreth sistemit të mbrojtjes. Gratë janë të pavarura dhe mund të kujdesen për veten”, ka thënë ai.
Ky ligj është hapi i parë drejtë lirisë për gratë në Arabinë Saudite, shtet që po synon diversitet për të ngjallur ekonominë në rënie.