Një gjykatë në Arabinë Saudite për herë të parë ka urdhëruar që një burrë i dënuar për ngacmim seksual të bëhet publik dhe të turpërohet para të gjithëve, raportuan mediat lokale.
Yasser al-Araëi u shpall fajtor për ngacmimin e një gruaje.
Ai u dënua me tetë muaj burgim dhe me gjobë prej 1330 dollarë.
Ligji kundër ngacmimit u miratua një vit më parë për të lejuar emrat e shkelësve dhe dënimet të publikohen në gazeta lokale, shkruan BBC.
Pavarësisht hapave ligjorë, disa gra saudite janë ankuar se autoritetet ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar ngacmimin.
Artikuj të ngjashëm