Gratë në Arabinë Saudite tani mund të hapin bizneset e tyre pa autorizimin e një të afërmi të tyre kujdestar duke hedhur një hap tjetër drejt lirisë nga mbrojtja e burrave, sipas një raportimi të televizionit arab” Al Arabiya”.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Biznesit dhe Investimeve në Arabinë Saudite, gratë tani mund të fillojnë biznesin e tyre dhe marrin përfitimet e shërbimeve qeveritare pa miratimin e një kujdestari.
Sipas sistemit aktual në fuqi, për çdo procedurë burokratike, udhëtim apo regjistrim në arsim, kurse ose mësime, grave iu kërkohej të paraqisnin një dëshmi miratimi, përgjithësisht nga babai, bashkëshorti apo vëllai.
Vendimi synon të lehtësojë zhvillimin në sektorin privat, ku pritet të ketë një zgjerim të fuqishëm në sektorin e punës së grave.
-
Për herë të parë, grave në Arabi Saudite u lejohet të udhëtojnë pa leje
-
Arabia Saudite lejon gratë të udhëtojnë të pavarura
-
Gratë saudite tani mund të kalojnë kufirin pa lejen e një burri
-
Nga sot, gratë në Arabinë Saudite do të njoftohen me mesazhe për divorce
-
Arabia Saudite u jep grave më shumë liri