Më shumë se 250 mijë njerëz janë mbledhur në Pragë të Republikës Çeke për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit miliarder, Andrej Babis, që është akuzuar për mashtrim.
Protesta e së dielës ishte më e madhja që prej vitit 1989, kur u shemb komunizmi në këtë shtet, transmeton KTV.
Babis përveç mashtrimit, po hetohet nga Bashkimi Evropian edhe për konflikt interesi. Ndaj tij po zhvillohen hetime kriminale, pasi besohet se keqpërdori 2 milionë euro subvencione nga BE-ja.
Ai kishte në pronësi një fermë dhe një qendër konferencash, me qëllim që të fitonte subvencionet të projektuara për bizneset e vogla.
E për konfliktin e interesit, ai po hetohet nga BE-ja në lidhje me konglomeratin e tij Agrofert, të cilin e transferoi te fonde të besueshme, pak para se të bëhej kryeministër në vitin 2017.
-
Çekët vërshojnë rrugët në Pragë në protestën më të madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
-
Ish-kryeministri çek, Andrej Babis lirohet nga akuzat për mashtrim
-
Protesta të mëdha anti-qeveritare në Çeki
-
Babis tërhiqet nga qeveria, pas humbjeve në zgjedhjet çeke
-
Me gjithë “Pandora Papersin”, Babis favorit në zgjedhjet e Çekisë