Dhjetëra e mijëra protestues nga krahu ekstrem i djathtë dhe krahu ekstrem i majtë i bashkuan forcat në kryeqendrën e Republikës Çeke, Pragë, duke protestuar kundër Qeverisë pro-Perëndimore, raporton agjencia AP.
Sipas llogarisë së Policisë afro 70 mijë protestues ishin të shtunën në shesin Wenceslas në qendër të Pragës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa prej grupeve që ishin prezentë në protestë ishte edhe partia e madhe anti-migracion Partia për Liri dhe Demokraci Direkte si dhe Partia Komuniste.
Protestuesit kanë kërkuar largimin e koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga kryeministri Pertr Fiala.
Kanë kritikuar për një sërë çështjes, përfshirë politikat e saja të orientuara pro-Perëndim.
Po ashtu e kanë kritikuar Qeverinë për përkrahjen ndaj sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe e kanë akuzuar se nuk ka qenë në gjendje ta luftojë rritjen e çmimit të energjisë.