Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, ka thënë se vendi i tij nuk mund të pranojë më refugjatë nga Ukraina, pasi po lufton të përballet me një fluks të madh njerëzish që kanë ikur nga lufta.
Rreth 270.000 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Republikën Çeke që nga pushtimi rus, muajin e kaluar.
Fiala ka thënë se qeverisë tashmë po i mbarojnë burimet, ka raportuar të enjten BBC-ja.
"Ne duhet të pranojmë se jemi në skajin kur mund t'i pranojmë këta refugjatë pa probleme", tha ai, përcjell Associated Press.
Qeveria çeke planifikon të lëshojë leje qëndrimi afatgjatë për refugjatët të cilët tashmë i ka pranuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Çekia i lëshoi mbi 430 mijë viza të përkohshme për refugjatët ukrainas
-
Më tepër se 250 mijë refugjatë ukrainas kanë aplikuar për viza afatgjate në Çeki
-
Çekia shpall gjendjen emergjente para fluksit të refugjatëve që po pret nga Ukraina
-
Çekia gati të dërgojë mijëra predha artilerie në Ukrainë
-
Çekët duan ndalimin e ndihmës për Ukrainën