Republika e Çekisë ka njoftuar se më tepër se 250 mijë refugjatë ukrainas kanë aplikuar për viza speciale afatgjate që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Çekisë raporton CNN.
Sipas shifrave, 251.713 ukrainas kanë aplikuar të qëndrojnë në Çeki.
Të enjten, 2909 refugjatë të rinj u regjistruan nga autoritetet çeke. Numri ra krahasuar mesataren gjatë shtatë ditëve të fundit prej 3554 refugjatëve.
Pasi që ukrainasve nuk i duhet viza për të hyrë në Republikën e Çekisë, shifrat e refugjatëve pritet të jenë dukshëm më të larta, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Çekisë, raporton CNN.
Artikuj të ngjashëm