Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Britani vullnetarët do të infektohen me koronavirus për të testuar efikasitetin e vaksinave dhe ilaçeve

Vullnetarë të rinj të shëndoshë janë do të infektohen me koronavirus për të testuar vaksinat dhe tretmanët, në studimet e para në botë të llojit të tillë sa i përket COVID-19, që do të organizohen në Britani të Madhe, raporton BBC.

Studimi, që ka marrë aprovimin etik, do të nisë në javët e ardhshme dhe do të rekrutohen 90 personave të moshave 18-30 vjet.

Do të ekspozohen ndaj virusit në një ambient të sigurt e të kontrolluar, ndërsa mjekët do të monitorojnë shëndetin e tyre.

Britania e Madhe ka vaksinuar me doza të vaksinave antiCOVID më tepër se 15 milionë persona.

Studimet e llojit të tillë te njerëzit kanë luajtur rol kyç në shtyrje para të zhvillimeve të trajtimeve për një numër sëmundjesh, përfshirë malarian, kolerën dhe gripin.