Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO, sinjal të qartë Putinit: Nuk do të fitosh

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se samiti i NATO-s ka një sinjal të qartë për presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Sky News të mërkurën.

“Ne po i dërgojmë mesazh të fortë Putini: Ti nuk do të fitosh”, ka thënë Sanchez në një fjalim.

Samiti i NATO-s po mbahet në Madrid, nga ku rrodhi edhe memorandumi trepalësh mes Finlandës, Suedisë dhe Turqisë.

Sipas memorandumit, Turqia do ta heqë bllokadën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Shtetet nordike kanë marrë vendim të anëtarësohen në aleancën ushtarake, pas kërcënimeve ruse.