Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO ndihmon Malin e Zi në betejën për shuarjen e zjarreve

NATO dhe aleatët do të ndihmojnë Malin e Zi në luftën me stuhitë e zjarrit, përmes dërgimit të aeroplanëve për shuarjen e zjarrit, thanë zyrtarë të Aleancës për mediat podgoricase.

Zyrtarët e NATO-s thanë se autoritetet malazeze dje i kanë dërguar kërkesë Aleancës për ndihmë. Ata kanë kërkuar një aeroplan për mbështetjeje në përpjekjet e Malit të Zi që të luftojnë me zjarret, të cilat kanë përfshirë vendin, transmeton RTCG.