Botë

NATO-ja i është kthyer mentalitetit të Luftës së Ftohtë, thotë Rusia

Maria Zakharova

Rusia kritikon NATO-n

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë të mërkurën se NATO-ja i është kthyer mentalitetit të Luftës së Ftohtë, ndërkohë që aleanca do të shënojë 75 vjetorin e themelimit të saj këtë javë.

“Sot, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku i është kthyer mjedisit të Luftës së Ftohtë”, u ka thënë gazetarëve Zakharova, raporton Reuters.

Ajo ka thënë se NATO-ja nuk ka vend në “botën shumëpolare” që Moska thotë se kërkon ta ndërtojë për t’i dhënë fund dominimit të SHBA-së, por se ajo mbetet në qendër të vëmendjes ruse.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nisi atë që ai e quajti “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë në vitin 2022 me qëllimin e deklaruar për ta parandaluar NATO-n që ta zgjerojë shtrirjen e saj pranë Rusisë.

Por lufta ka shërbyer për aleancën, e cila është zgjeruar në 32 anëtarë duke pranuar në të Finlandën dhe Suedinë.

Zakharova ka theksuar se historia e NATO-s ishte e mbushur me aventura agresive që sollën luftëra dhe shkatërrim të shumë kombeve dhe se përvjetori i saj nuk është shkak për t’u festuar.