Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja e shqetësuar nga grumbullimi i shpejtë ushtarak i Kinës

Aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për grumbullimin e shpejtë ushtarak të Kinës dhe bashkëpunimin e saj nga Rusia, si dhe kanë diskutuar rrugët konkrete për të adresuar sfidat që paraqiten nga Pekini, ka thënë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

“Anëtarët e aleancës tonë mbeten të shqetësuar nga politikat shtrënguese të Kinës, nga përdorimi i dezinformatave, nga shpejtësia e grumbullimit ushtarak, përfshirë bashkëpunimin me Rusinë”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blinken ka shtuar se mbeten të përkushtuar për dialog konstruktiv me Kinën, raportoi The Guardian.

Deklaratat e tij kanë ardhur pas një raporti të Pentagonit që thoshte se Kina ka mundësi që deri në vitin 2035 të ketë 1500 koka bërthamore, duke vënë në theks qëllimet e Pekinit për zgjerim të arsenalit.

Kina dhe Rusia alarmuan SHBA-në dhe aleatët kur deklaruan bashkëpunim strategjik “pa limit” me Rusinë në shkurt, disa ditë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën.