Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja dëbon tetë diplomatë rusë nën dyshime për spiunazh

NATO-ja do të dëbojë tetë diplomatë rusë që ishin anëtarë të delegacionit të vendit në aleancën ushtarake, duke pretenduar se ata punonin si spiunë, që është zhvillimi i fundit në një marrëdhënie gjithnjë e më të prishur midis Kremlinit dhe forcave perëndimore.

"Ne mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të Misionit r us në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse," bëri të ditur NATO-ja në një deklaratë të mërkurën.

Përveç dëbimit të diplomatëve, NATO-ja ka përgjysmuar madhësinë maksimale të delegacionit rus, një veprim që mund të zvogëlojë më tej kapacitetin për komunikim midis aleancës dhe Moskës.

"Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet e qëndrueshme," thuhej në deklaratë. "Ne kemi forcuar mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë”, vazhdon më tutje deklarata.

Diplomatët rusë duhet të largohen nga Brukseli, ku ka selinë aleanca, deri në fund të tetorit të këtiij viti. Kjo pason një sërë dëbimesh këtë pranverë, ku një duzinë vendesh dëbuan diplomatët rusë, gjë që më pas shkaktoi hakmarrje nga Moska.

Edhe Moska dëbon edhe një diplomat britanik nën akuzat për spiunazh Botë Moska dëbon edhe një diplomat britanik nën akuzat për spiunazh

Zyrtarët e NATO-s nuk iu përgjigjën pyetjeve se si zbuluan se anëtarët rusë punonin fshehurazi si oficerë të inteligjencës ose cilat ishin rolet e tyre në mision.

"Ky vendim bazohet në inteligjencë dhe ne nuk do të komentojmë mbi inteligjencën," thuhej në deklaratë.