Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO e quan të rrezikshëm mobilizimin e ri rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti të rrezikshëm mobilizimin e shpallur nga Vladimir Putini të mërkurën, raportoi BBC-ja të mërkurën

Sipas Stoltenbergut, vetë ideja e një lufte bërthamore është absurde dhe sipas tij, NATO-ja duhet të bëjë gjithçka që mundet “për t’i përcjellë seriozitetin dhe deklaratat e Moskës”.

“Fjalimi i Putinit është një shenjë e qartë, por nuk është për t'u habitur. Putini e mbivlerësoi pushtetin dhe ai e nisi luftën në Ukrainë. Bëri një gabim”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm.

Ai theksoi se dërgimi i qindra-mijëra njerëzve të tjerë në front, vetëm sa do ta përkeqësojë konfliktin dhe situatën e ushtrisë ruse.

“Trupat ruse janë të pajisura keq me këtë sistem dhe komanda e kontrolli janë të dobëta”, tha Stoltenberg. “Sekretarët dhe gjeneralët e NATO-s do të sigurojnë aleancën për të përballuar kërcënimin global”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij në mëngjesin e së mërkurës, ka thënë se është e nevojshme që të marrë një vendim urgjent për të mbrojtur “qytetarët rusë në tokat e çliruara”.

Ai theksoi se dekreti për mobilizim është nënshkruar dhe se mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve fillon menjëherë. Në mobilizim do të përfshihen vetëm rezervistët ushtarakë.

Artikuj të ngjashëm