Zyrat e rekrutimit në Moskë, janë mbyllur të hënën, pasi pretendohet se është përmbushur numri i kërkuar i ushtarëve për dërgim në Ukrainë, njoftoi të hënën “The Moscow Times”, që citoi Sergei Sobyanin, kryebashkiakun e kryeqendrës ruse.
Sipas tij, detyra e mobilizimit të pjesshëm, e shpallur pak javë më parë, ka përfunduar plotësisht në qytetin të cilin e udhëheq.
Sobyanin tha se letrat e thirrjes të dërguara në Moskë nuk janë më të vlefshme, ndërsa nuk bëri të ditur se sa persona janë ftuar për t’iu bashkuar ushtrisë në luftë.
Njoftimi i kryebashkiakut u bë tri ditë pasi presidenti Vladimir Putin premtoi se mobilizimi “i pjesshëm” do të përfundojë brenda dy javësh.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për fatin tuaj, vështirësitë dhe rreziqet që ju presin dhe ato me të cilat tashmë po përballeni. Shpresojmë dhe lutemi që të ktheheni të gjallë dhe fitimtarë, duke mbrojtur sigurinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë Sobyanin.
Sobyanin premtoi se autoritetet do të kujdesen për familjet e të ftuarve.
-
Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon