Ikja e një vrasësi të rrezikshëm nga burgu i Pennsylvanias ka bërë bujë këtë javë. Danelo Cavalcante 34-vjeçar iku duke u ngjitur në një mur. Ai shfrytëzoi dy mure që në këtë burg janë vetëm 1.5 metra larg njëra tjetrës dhe bëri ngjitjen lartë.
Në mënyrë të ngjashme kishte vepruar edhe një i burgosur më herët këtë vit.
Zyrtarët thonë se tela me gjemba janë vendosur pas ikjes së kaluar, porse nuk janë treguar efikase.
Kryegardiani i burgut në Chester County ka thënë në konferencë për media se burgu ka angazhuar këshilltarë për siguri pas ikjes së Igor Boltes më 19 maj. Ai i kishte thënë Policisë se ka përdorur njohurinë e tij në ngjitje të mureve për të ikur nga burgu.
Këshilltarët kanë “identifikuar mangësi”, ka thënë kryegardiani Howard Holland, dhe tela me gjemba u vendosën për të ndaluar të tjerët të përdorin rrugën e njëjtë të ikjes.
Edhe
Braziliani i dënuar me burgim të përjetshëm ikën nga burgu i SHBA-së
“Derisa ne besuam se metodat tona të sigurisë janë të mjaftueshme, u dëshmua e kundërta. Dhe ne do të veprojmë shpejt ta rrisim sigurinë”.
Cavalcante është dënuar me burgim të përjetshëm muajin e kaluar pasi u shpall fajtor se vrau brutalisht ish të dashurën Deborah Brandao në prill të vitit 2021. U tha se ajo e theri për vdekje Deborahn në sy të dy fëmijëve të tyre të vegjël.
Videoja e Cavalcantes duke ikur nga burgu ka bërë bujë. Holland ka treguar se si Cavalcante ka vendosur duart në njërin mur e këmbët në murin tjetër dhe është ngjitur lartë.
Pasi arriti në çati, ai nisi zbritjen poshtë shkallëve në një pjesë ku mbikëqyrej më pak nga gardianët.
I pyetur se si ka mundësi të ketë dy ikje për një periudhë aq të shkurtër, Holland tha se kanë menduar se kanë marrë masat e duhura.
Edhe
Pennsylvania mbyll shkollat pas arratisjes së një vrasësi
Gardiani që ishte përgjegjës për t’u kujdesur për Zonën C në burg, që ishte zona nga iku Cavalcante, është pezulluar përkohësisht derisa të përfundohen hetimet.
Autoritetet kanë nisur të kërkojnë Cavalcanten. Po ofrohet një shprëblim prej 20 mijë dollarëve për atë që jep informacion për kapjen e Cavalcantes.