Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Braziliani i dënuar me burgim të përjetshëm ikën nga burgu i SHBA-së

Autoritetet në Pennsylvania të SHBA-së u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm që ka arritur të ikë nga burgu.

Danelo Cavalcante është dënuar për vrasjen e ish të dashurës dhe kërkohet edhe nga Brazili për disa raste të tjera kriminale.

Prokuroria e ka cilësuar si person shumë të rrezikshëm.

Policia ka vazhduar kërkimet edhe të shtunën dhe është zgjeruar zona e kërkimit të tij.

Autoritetet besojnë se Cavalcante po fshihet në zonë dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të jenë vigjilentë.

Braziliani i dënuar ka arritur të ikë nga burgu të enjten në mëngjes dhe është parë në rrugët afër burgut.

Edhe Momenti kur vrasësi i rrezikshëm ikën nga burgu në Pennsylvania duke u ngjitur në një mur Botë Momenti kur vrasësi i rrezikshëm ikën nga burgu në Pennsylvania duke u ngjitur në një mur

Autoritetet nuk kanë treguar rrethanat e ikjes së tij, por kanë thënë se janë duke u zhvilluar hetime në lidhje me këtë.

Gjykata e kishte dënuar Cavalcanten për vrasjen e Deborah Brandaos para fëmijëve të saj në prillin e vitit 2021.

Ish të dashurën e kishte vrarë për shkak se ajo donte ta raportonte në polici për vrasjen që ai e kishte kryer në Brazil.