Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini deklaroi sot se Unioni do të vazhdojë ta respektojë “konsensusin ndërkombëtar” lidhur me Jerusalemin.
Ajo në Bruksel deklaroi se “zgjidhja e vetme reale për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës është bazuar në zgjidhjen shtetërore me Jerusalemin si kryeqytet i dy shteteve”.
Mogherini sot do të realizojë takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahuan që të gjendet zgjidhje për problemin pasi presidenti amerikan Donald Trump e njohu Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.
Netanjahu sot deklaroi se pret që edhe një pjesë e madhe e shteteve nga Bashkimi Evropian ta njohin Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.
Ai e dha këtë deklaratë në Bruksel, para takimit me ministrat e punëve të jashtme të BE-së dhe vlerësoi se hapi i tillë do të kontribuojë për paqen në Lindjen e Afërt.
Ai u bëri thirrje palestinezëve ta njohin Izraelin si shtet izraelit dhe ta pranojnë Jerusalemin për kryeqytet.
-
Mogherini i thotë Netanyahut se BE-ja s’do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit
-
Mogherini: Zgjidhja e konfliktit Izrael – Palestinë, me dy shtetet kryeqytet Jerusalemin
-
BE-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme
-
BE-ja mbetet pranë qëndrimit të mëhershëm për Ambasadën në Jerusalem: Është për keqardhje
-
BE-ja e kundërshton planin e Trumpit për paqen në Lindjen e Mesme