Kompania e ilaçeve Moderna ka filluar studimin e vaksinës së saj për COVID-19 te fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 11-vjeç, njoftoi kompania të martën.
Moderna është prodhuesi i parë në SHBA që teston vaksinën e saj tek foshnjat, raporton BBC.
Kompania planifikon të fusë në listë rreth 6,760 fëmijë në SHBA dhe Kanada për provat klinike.
Derisa rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi është më i vogël se tek të rriturit, ka ende rrezik për transmetim – veçanërisht në mesin e adoleshentëve.
Moderna dhe Pfizeri kanë filluar testimin e vaksinës së tyre tek fëmijët e moshës 12-vjeç dhe më të mëdhenj, vitin e kaluar, teksa rezultatet ende nuk janë treguar.
AstraZeneca deklaroi provat klinike të para te fëmijët muajin e kaluar. Johnson & Johnson ka thënë se do të testojë vaksinën e saj në foshnja dhe fëmije, por ende nuk ka treguar ndonjë datë kur do ta bëjë këtë.
-
FDA-ja autorizon vaksinat anti-COVID për foshnjat dhe parashkollorët
-
Agjencia Evropiane e Barnave autorizon Modernan për fëmijët e moshave 12-17 vjeç
-
Pfizeri zgjeron testimin e vaksinës te nën 12-vjeçarët
-
“Moderna” thotë se vaksina e saj ka rezultuar efikase edhe te fëmijët
-
“Pfizer”-“BioNTech” nisin testimin e vaksinës te fëmijët nën 12 vjeç