Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pfizeri zgjeron testimin e vaksinës te nën 12-vjeçarët

Kompania “Pfizer” ka njoftuar se do ta fillojë testimin e vaksinës së saj anti-COVID në mesin e një grupi më të madh të fëmijëve nën 12-vjeç, pasi që ka përdorur doza më të vogla të kurës gjatë fazës fillestare të provës.

Studimi do të përfshijë 4 mijë e 500 fëmijë në më shumë se 90 qendra klinike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlandë, Poloni dhe Spanjë. Bazuar në sigurinë, tolerancën dhe përgjigjen imunitare të gjeneruar te 144 fëmijët që iu nënshtruan fazës së parë të studimit për vaksinën dydozëshe.

“Pfizer” ka njoftuar se do ta testojë një dozë prej 10 mikrogramësh te fëmijët të moshave ndërmjet 5 deri 11-vjeçare.

Testimet me 3 mikrogramë të dozës do të kryhen mes fëmijëve prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo vaksinë është autorizuar për përdorim te fëmijët deri në 12 vjeç në Evropë, SHBA dhe Kanada. Atyre u janë dhënë dozat e njëjta sikurse të rriturve, prej 30 mikrogramësh.

Artikuj të ngjashëm