Lideri i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë se shumica e katalonasëve do të pranonin që të jenë pjesë e një lloji të sistemit federal zviceran.
“Nëse Spanja propozon një model sikur ky i Zvicrës, unë mendoj që do të jetë një ide në të cilën ne mund të punojmë dhe me gjasë shumica e katalonasëve do të bindeshin”, u shpreh ai, në një intervistë për mediumin zviceran publik RTS.
Zvicra është e ndarë në kantone apo shtete federale që gëzojnë pavarësi dhe autonomi konsiderueshëm të rëndësishme.
Sipas Puigdemont, nëse Spanja do të ndahej në këso linja, atëherë asnjëri nga problemet e tanishme nuk do të ekzistonin.
Ai është duke qëndruar në Belgjikë ku kërkoi azil pasi parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme me 27 tetor 2017. Nëse kthehet në Spanjë, ai rrezikon të arrestohet.
Edhe
Puigdemont tërhiqet nga rikandidimi për president të Katalonjes
“Unë besoj që shumica e separatistëve të Katalonjës e kanë bërë të qartë përgjatë 40 viteve të fundit se është e mundur që të punojmë brenda një kornize autonome”, u shpreh tutje Puigdemont.
55 vjeçari gjatë këtij muaji formalisht ka braktisur mundësinë që të zgjidhet përsëri president i Katalonjës, mirëpo në këtë intervistë ai nuk thotë se ka hequr tërësisht dorë nga synimi për të udhëhequr me Katalonjën.