Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mobilizohet Izraeli, urdhëron mobilizimin e rezervistëve të policisë

Pasi një sulmues vrau një dhe plagosi shtatë persona në Tel Aviv, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpalli mobilizimin e policisë kufitare në këtë vend.

Gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, Netanyahu urdhëroi policinë të mobilizonte katër njësi shtesë për t'iu bashkuar punës së gjashtë njësive aktualisht aktive që veprojnë në Jerusalem.

“Përveç Jerusalemit, ata do të operojnë në qytetin arabo-izraelit Lod në Izraelin qendror. Netanyahu u bëri thirrje të gjitha forcave rezervë në policinë izraelite që të kundërshtojnë sulmet terroriste”, shkruan The Times of Israel.

Përveç sulmeve terroriste, situata e sigurisë në Izrael është dëmtuar edhe nga tensionet e vazhdueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve, të cilat kanë qenë të pranishme veçanërisht që nga fillimi i Ramazanit.

Dhuna u përshkallëzua kur trupat izraelite sulmuan kompleksin e xhamisë Al-Aksa. Pas kësaj, anëtarët e Hamasit hodhën raketa në drejtim të Izraelit si nga Rripi i Gazës ashtu edhe nga Libani.

Të enjten, gjithsej 34 raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit, 25 prej të cilave u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite Iron Dome.