Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia izraelite intervenon për të larguar protestuesit që bllokuan autostradën në Tel-Aviv

Policia e Izraelit ka nisur largimin e turmës së njerëzve që bllokuan autostradën kryesore për në Tel Aviv të enjten, në tentim për t’ia ndaluar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të arrijë në aeroportin ndërkombëtar, bën të ditur agjencia AP.

Netanyahu nëpërmjet helikopterit është dërguar për në aeroport për udhëtim jashtë vendit, pasi që protestues të shumtë bllokuan rrugët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestat e të enjtes po ashtu kanë ndikuar në vizitën e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, orari i të cilit ka pasur ndryshime dhe janë bërë angazhimet afër aeroportit.

Protestat në Izrael po vazhdojnë për më tepër se dy muaj kundër Netanyahut dhe qeverisë së tij, për planet e tij që të marrë nën kontroll gjyqësorin.