Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka thënë se forcat e sigurisë do të kenë “liri të plotë” për të vepruar pasi dy izraelitë u qëlluan për vdekjen në një sulm në Tel Aviv të enjten mbrëma, shkruan BBC.
Dy persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një palestinez në një kafene në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.
Sulmuesi shmangu ndjekjen e Policisë për orë të tëra, para se të qëllohej për vdekje pranë vendngjarjes.
Izraeli është tronditur nga një valë sulmesh që kanë vrarë deri tani 13 persona.
Duke folur në Tel Aviv të premten në mëngjes, kryeministri Bennett ka thënë se forcat e sigurisë do të kishin pushtet të lirë për t'u marrë me kërcënimet.
Edhe
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem
"Nuk ka dhe nuk do të ketë kufij për këtë luftë. Ne po i japim liri të plotë veprimi ushtrisë, Shin Bet [agjencisë së inteligjencës vendase] dhe të gjitha forcave të sigurisë me qëllim që të mposhtim terrorin".
"Çdo vrasës e di se ne do t'i gjejmë ata, kushdo që ndihmon një terrorist duhet të dijë se ata do të paguajnë një çmim të rëndë", ka thënë ai.