Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në periferi të qytetit izraelit Tel Aviv, në sulmin e tretë vdekjeprurës të këtij lloji brenda një javë. Policia izraelite ka konfirmuar se në mesin e viktimave janë edhe dy ukrainas, shkruan BBC.
Sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje ultra-ortodokse të vendit.
Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia.
Forcat izraelite të sigurisë ishin në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat lanë të vdekur gjashtë persona.
Një oficer që qëlloi sulmuesin ishte në mesin e të vrarëve.
Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26-vjeçar nga një fshat afër Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.
Edhe
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbajti një takim urgjent sigurie.
Sulmin e dënoi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.