Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka theksuar se rajoni i Zaporizhzhias është bërë fokusi i luftimeve duke vënë në dukje se Ukraina ka angazhuar brigadat e saj rezervë që janë trajnuar në Perëndim.
Në një takim me zyrtarët ushtarakë, Shoigu ka thënë se udhëheqja ukrainase po përpiqet në mënyrë dëshpëruese të tregojë njëfarë suksesi të veprimit të saj sulmues ndaj sponsorëve të saj perëndimorë për të marrë më shumë ndihmë ushtarake dhe ekonomike e të cilat, sipas tij, vetëm sa do ta zgjasin konfliktin.
Ministri rus ka pretenduar se Ukraina ka humbur 66 mijë trupa dhe mbi 7.600 pajisje të ndryshme luftarake që nga nisja e kundërofensive në qershor të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia pretendon se ka fituar më shumë territor në Ukrainë
-
Ministri rus: Po i bombardojmë objektet ushtarake për t’i mbrojtur civilët ukrainas
-
Rusia pretendon se i ka mobilizuar 200 mijë trupa për luftë në Ukrainë
-
Ushtria ukrainase publikon raportin, humbjet e trupave ruse në fushëbetejë
-
Humbjet e Rusisë në fushëbetejë nga forcat e Zelenskyt