Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka deklaruar se po i bombardojnë objektet ushtarake të Ukrainës, me qëllim që të mos vriten më qytetarë ukrainas. Siç raportoi “Nexta” të martën në Twitter, Shoigu u shpreh se bombardimet mbi Ukrainë janë të efektshme.
“Po vazhdojmë të godasim në mënyrë efektive infrastrukturën ushtarake dhe objektet që prekin potencialin ushtarak të Ukrainës, me sulmet që kanë me precizitet të lartë. Duke vepruar kështu, po merren masa shteruese për të parandaluar vdekjen e qytetarëve ukrainas”, deklaroi Shoigu.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë. Sipas statistikave të fundit, mbi 6.300 civilë ukrainas janë vrarë nga forcat ruse, që nga 24 shkurti kur nisi agresioni.
Të hënën u bombardua sërish Kievi, ku disa objekte të civilëve u shkatërruan pjesërisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në anën tjetër, deklaruan se do ta furnizojnë Ukrainën me tetë sisteme kundërajrore NASAMS, që të parandalohen sulmet ruse.
SHBA-ja dhe vendet perëndimore kanë përgatitur një plan që ta “mbulojnë” hapësirën ajrore ukrainase, me qëllim që të parandalohen dronët iranianë.
-
Rusia për 24 orë ka goditur 118 fshatra dhe qytete të Ukrainës
-
Ministri rus i Mbrojtjes e quan të dështuar kundërofensivën ukrainase
-
Rusia kërcënon me hakmarrje për bombardimin e territorit të saj
-
Autoritetet ukrainase thonë se deri më tani kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë