Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka thënë se shumica në Qeverinë izraelite do ta mbështesin marrëveshjen e re të armëpushimit me Gazën dhe lirimit të pengjeve.
“E di se është një shumicë në qeveri që e mbështet marrëveshjen, dhe unë shpresoj se do ta arrijmë marrëveshjen”, ka thënë Sa’ar në një konferencë për media të martën.
Hamasi pritet të lirojë 33 pengje gjatë fazës së parë të marrëveshjes, që do të ndodhte përgjatë 42 ditëve të para nga armëpushimi.
Sa’ar ka thënë se negociatat për fazën e dytë do të jenë “më të komplikuara”.
Një zyrtar izraelit ka thënë të hënën se Izraeli ishte i përgatitur ta zbatojë marrëveshjen, por se marrëveshja fillimisht duhet të kalonte në kabinetin e sigurisë dhe kabinetin qeveritar. Qeveria po ashtu duhet t’u japë kohë kundërshtarëve të marrëveshjes ta dërgojnë në Gjykatën Supreme, shtoi zyrtari.
-
Qeveria izraelite aprovon planin për armëpushim
-
Lufta në Gazë përfundon nëse Hamasi i liron pengjet dhe dorëzon armët, thotë ministri izraelit
-
Izraeli duhet të pranojë marrëveshjen për pengjet, thotë shefi i tij ushtarak
-
Izraeli kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve
-
Izraeli do të përgjigjet deri të premten për planin e ri të armëpushimit në Gazë