Ushtria e Izraelit do të veprojë që ta largojë Hezbollahun nga kufiri me Libanin, nëse sulmet e këtij grupi vazhdojnë, ka thënë ministri izraelit, raporton “BBC” të enjten.
Ministri Benny Gantz ka thënë se Ushtria e Izraelit do të intervenojë nëse bota dhe Qeveria e Libanit nuk ndalon sulmet e grupit militant Hamas në veri të Izraelit.
Ai ka thënë se koha për zgjidhje diplomatike po mbaron.
Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit kanë përshkallëzuar që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.
Ka çuar te frika se konflikti në Gaza do të shtrihet nëpër gjithë rajonin.
“Situata në kufirin verior të Izraelit kërkon ndryshim. Koha për zgjidhje diplomatike po mbaron, nëse bota dhe Qeveria e Libanit nuk veprojnë për t’i parandaluar të shtënat në drejtim të banorëve në veri të Izraelit dhe ta largojnë Hezbollahun nga kufiri, atëherë Ushtria e Izraelit do ta bëjë këtë”, ka thënë Gantz në konferencë për media.