Izraeli ka anuluar vizitën e planifikuar të një delegacioni të tij në SHBA këtë javë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka marrë vendim për anulimin pasi SHBA-ja nuk e ushtroi të drejtën e vetos në Këshill të Sigurimit të OKB-së për ta bllokuar një rezolutë të hënën e cila kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirim të pakusht të pengjeve.
Por, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yaov Gallant, që gjendet tashmë në Washington, do t’i vazhdojë takimet, raporton “BBC”.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder, ka thënë se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin “planifikon të takohet me ministrin Gallant të martën”.
E ministri izraelit Gallant, duke folur në Washington pas votimit të rezolutës, ka thënë se “nuk kemi të drejtë morale për ta ndalë luftën në Gaza derisa të kthehen të gjitha pengjet në shtëpi”.
-
Shtëpia e Bardhë thotë se kanë rinisur bisedimet për sjelljen e ekipit izraelit në SHBA
-
Netanyahu mesazh Hamasit: Presioni ndërkombëtar nuk na ndal
-
SHBA-ja e zhgënjyer që delegacioni izraelit anuloi vizitën në Washington
-
Netanyahu urdhëron sulme mbi Gazë
-
Zyra e Netanyahut mohon pjesëmarrjen e tij në samitin e Egjiptit